Rreth nesh
Një markë 100% shqiptare për blerjen, shitjen dhe qiranë e pronave, me shërbim profesional në çdo hap.

Marina Real Estate operon mbi parime të qarta: profesionalizëm, transparencë dhe përgjegjësi në çdo angazhim.
Qasja jonë nis me dëgjimin dhe kuptimin e nevojave të klientit, vazhdon me këshillim të drejtë, vlerësim realist të pronës dhe informacion të qartë në çdo fazë të procesit.
Ne besojmë në vendime të informuara, në marrëveshje ku çmimi dhe vlera janë në raport të drejtë dhe në respektimin e interesave të të gjitha palëve.
Shërbimi ynë përfshin më shumë se ndërmjetësimin. Ai shtrihet në këshillim, blerje, shitje, investim dhe menaxhim të pronës, duke ofruar mbështetje në çdo fazë të marrëdhënies me klientin.
Vizioni ynë është të ndërtojmë një kompani të qëndrueshme, me ekip profesional, standarde të qarta dhe një perspektivë gjithnjë e më ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e një tregu imobiliar më transparent dhe më të përgjegjshëm.
“Besimi është themeli i marrëdhënieve tona profesionale dhe standardi që udhëheq çdo angazhim të Marina Real Estate.”
Gjithçka që ju nevojitet për blerjen, shitjen dhe qiranë e pronës suaj.
Mbështetje dhe këshillim për mundësitë e financimit të pronës, përfshirë orientimin drejt institucioneve bankare dhe zgjidhjeve të përshtatshme financiare.
Mbështetje dhe orientim për shtetasit e huaj që dëshirojnë të përfitojnë leje qëndrimi në Shqipëri përmes blerjes së pronës ose procedurave përkatëse ligjore.
Zgjidhje për mobilimin dhe arredimin e pronës, duke krijuar ambiente funksionale, estetike dhe të përshtatura me nevojat tuaja.
Menaxhim profesional i pronës, gjetja e qiramarrësve, administrimi i kontratave dhe kujdesi për procesin e qiradhënies afatshkurtër ose afatgjatë.
Asistencë për të zbuluar Shqipërinë, destinacionet e saj turistike, kulturën, traditat dhe bukuritë natyrore përmes eksperiencave të organizuara.
Këshillim dhe asistencë për investitorët vendas dhe të huaj që dëshirojnë të investojnë në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, edhe kur ndodhen jashtë vendit.