Jepet me qira Duplex 2+1 – Plazh, Hekurudha | 500 €/muaj
Jepet me qira një duplex modern dhe i mobiluar plotësisht, i pozicionuar në zonën e kërkuar të Hekurudhës, Plazh.
Prona ofron ambiente të bollshme dhe funksionale, ideale për familje ose për ata që kërkojnë komoditet dhe privatësi.
Organizimi i pronës:
Sallon i ndriçuar së bashku me ambientin e gatimit.
2 dhoma gjumi komode.
2 tualete.
Oborr privat, i përshtatshëm për relaks, aktivitete familjare ose parkim.
Duplex-i ofrohet i mobiluar, me të gjitha kushtet e nevojshme për një jetesë komode. Zona karakterizohet nga qetësia, afërsia me detin dhe akses i lehtë në rrugët kryesore, markete, shërbime dhe transport publik.
Çmimi: 500 €/muaj.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.