Shitet apartament 1+1 në një kompleks të ri rezidencial në zonën e Mali i Robit, Kavajë.
Apartamenti ndodhet në katin e tretë të një ndërtese moderne, e pajisur me ashensor.
Sipërfaqja totale është 57,3 m², nga të cilat 51,3 m² janë sipërfaqe e brendshme.
Apartamenti është arreduar në stil modern, me materiale cilësore dhe përfundime bashkëkohore. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar ndriçimit, si dhe dekorimit të mureve dhe tavanit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe harmonike.
Nga ballkoni ofrohet një pamje e këndshme nga pishina private, e cila është në dispozicion ekskluzivisht për banorët e kompleksit.
Avantazh shtesë: Apartamenti disponon Certifikatë Pronësie.
Një mundësi shumë e mirë si për banim dhe pushime personale, ashtu edhe për investim, me potencial për ta dhënë me qira.