APARTAMENT PËR SHITJE NË PLAZH VETËM 20 METRA NGA DETI
Apartamenti ndodhet në zonën e Plazhit, vetëm 20 metra larg detit, në vijën e dytë të ndërtimit. Pozicionohet në katin e 4-t të një pallati 8-katësh, të pajisur me ashensor.
Prona organizohet në:
- Ambient ndenjeje dhe kuzhinë
- Një dhomë gjumi
- Një tualet
- Ballkon
Apartamenti ka orientim jugperëndimor, duke mundësuar ndriçim natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës dhe një ambient të këndshëm e komod.
Dokumentacioni: Apartamenti disponon dokumentacion të rregullt hipotekor, duke garantuar një proces të sigurt shitblerjeje.
Falë pozicionit strategjik, afërsisë me detin dhe faciliteteve që ofron, kjo pronë përbën një mundësi shumë të mirë si për banim, ashtu edhe për investim dhe përfitim nga qiradhënia.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi të na kontaktoni!