Shitet apartament 1+1, Plazh Hekurudha – Durrës
Çmimi: 95,000€ (i diskutueshëm)
Ofrohet për shitje një apartament i investuar, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të qytetit – pranë shkollës “Bajram Curri”, në Plazh Hekurudha, Durrës.
Të dhënat e pronës:
• Tipologji: 1+1 (me mundësi konvertimi në 2+1)
• Kati: 4
• Godinë e pajisur me ashensor
• Sipërfaqe në certifikatë: 81.26 m²
• Sipërfaqe totale: 94 m²
• Gjendje: E investuar
Apartamenti ofron organizim funksional dhe hapësirë të bollshme, me mundësi përshtatjeje sipas nevojës. Zona ku ndodhet është e zhvilluar, me akses të shpejtë në plazh, institucione arsimore dhe shërbime të përditshme, duke e bërë pronën të përshtatshme si për banim familjar ashtu edhe për investim.
Dokumentacion i rregullt. Gati për shitje.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, ju lutem na kontaktoni.