SHITET VILE INDIVIDUALE NE GJIRIN E LALEZIT

500,000 €

For Sale
Description

Vila në Gjirin e Lalëzit

Kjo vilë e veçantë ofron qetësi të plotë dhe siguri maksimale, në një pozicion tepër të favorshëm pranë detit. Me arkitekturë moderne dhe funksionale, e menduar në harmoni me mjedisin përreth, prona përfaqëson një mundësi të shkëlqyer investimi — si për zhvillim turistik, ashtu edhe për jetesë familjare me privatësi dhe rehati të plotë.

Organizimi i brendshëm:
• Kati përdhe (110 m²): përfshin ambientin e ndenjjes dhe gatimit, një dhomë gjumi dhe një tualet. Oborri i gjelbëruar me sipërfaqe 340 m² ofron hapësirë ideale për relaks dhe argëtim.
• Kati i parë (127 m²): përbëhet nga 3 dhoma gjumi, ku njëra është “master bedroom” me tualet dhe gardërobë personale, si dhe 2 tualete të tjera funksionale.
• Tarraca (60 m²): e shfrytëzueshme plotësisht, e pajisur me pishinë 32 m², që ofron momente relaksi dhe pamje të mrekullueshme drejt natyrës përreth.

Vila dallohet për stilin unik të ndërtimit dhe ndodhet në një zonë të qetë, pranë pishinave dhe gjelbërimit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe në harmoni të plotë me natyrën.

📞 Për më shumë informacion apo një vizitë në pronë, mos hezitoni të kontaktoni

Property details
  • Property ID: PRO933
  • Property Type: Villa
  • Property status: New
  • Price: 500,000 €
  • Rooms: 5
  • Bedrooms: 4
  • Gross area: 450 m2
  • Interior area: 237 m2