Shitet Papafingo luksoze në vijë të parë të detit, në Plazh pranë Hotel Adriatik.

Price upon request

For Sale
Description

Ndodhet në katin e 5 me ashensor, brenda një kompleksi të qetë dhe të mirëadministruar.

Papafingo është e organizuar në mënyrë funksionale dhe shumë komode:
• Dy dhoma gjumi, ku njëra prej tyre ka tualet të dedikuar
• Tualeti kryesor
• Sallë ndenje e gjerë së bashku me këndin e gatimit, e rrethuar nga tre vetrata me pamje të plotë nga deti

Në pjesën ballore ndodhet veranda kryesore prej 45 m², e cila ofron pamje 180 gradë drejt detit. Përmes shkallëve të brendshme shfrytëzohet edhe taraca me sipërfaqe 60 m². Veranda është e pajisur me jacuzzi për pesë persona.
Gjithashtu, një nga dhomat e gjumit disponon një ballkon me pamje nga pishina e kompleksit ngjitur.

Apartamenti shitet i mobiluar në detaje, plotësisht gati për banim ose për t’u përdorur për qira ditore nëpërmjet Booking apo Airbnb.

Sipërfaqja e brendshme është 82 m², ndërsa sipërfaqja totale së bashku me verandat arrin në 217 m². Prona përfshin edhe një garazh në katin -1.

Dokumentacioni është i rregullt hipotekor.
Për një vizitë ose më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni.

Property details
  • Property ID: PRO983
  • Property Type: Penthouse
  • Property status: New
  • Price: Price upon request
  • Gross area: 217 m2
  • Interior area: 82 m2