APARTMENT 2+1 FOR SALE | EKA COMPLEX, DURRËS BEACH

150,000 €

For Sale
Description

Shitet apartament 2+1 në kompleksin rezidencial **EKA**, një nga komplekset më të mira dhe më të kërkuara në zonën e Plazhit, Durrës. I pozicionuar në katin e 7-të, apartamenti ofron hapësirë, komoditet dhe një organizim funksional, duke e bërë ideal si për banim familjar, ashtu edhe për investim.

Karakteristikat e pronës:
- Sipërfaqe totale: 102 m²
- Sipërfaqe në certifikatë: 89 m²
- Kati i 7-të
- 2 dhoma gjumi
- 1 sallon me kuzhinë
- 2 banjo

Apartamenti ka hapësira të bollshme dhe ndriçim natyral, me një organizim që mundëson shfrytëzimin sa më efikas të çdo ambienti.

Vendndodhje strategjike dhe të gjitha facilitetet pranë!

Kompleksi EKA gëzon një pozicion shumë të favorshëm, pranë plazhit dhe me akses të menjëhershëm në shërbimet kryesore të zonës. Vetëm pak hapa larg ndodhen:
- Shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri”, ngjitur me kompleksin
- Supermarketi SPAR dhe Big Market
- Stacioni i autobusit përballë kompleksit
- Kafene, bare dhe ambiente të ndryshme aktivitetesh
- Farmaci dhe shërbime të tjera të përditshme
- Plazhi dhe zona e shëtitores

Një zgjedhje ideale për familjet që kërkojnë rehati dhe akses të lehtë në çdo shërbim, si dhe për ata që dëshirojnë të investojnë në një pronë me potencial të mirë për qira gjatë gjithë vitit dhe sezonit turistik.

**Çmimi: 150,000 €**

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni:

Property details
  • Property ID: PRO1569
  • Property Type: Apartment
  • Property status: New
  • Price: 150,000 €
  • Rooms: 1
  • Baths: 2
  • Gross area: 102 m2
  • Interior area: 89 m2
  • Floor: 7