Ofrohet me qira një duplex i organizuar në mënyrë funksionale, i pozicionuar në një nga zonat më të preferuara të qytetit – Te Vollga. Prona ndodhet pranë Shkollës Greke dhe shumë afër shëtitores bregdetare, në një zonë me frekuencë të lartë nga vendas dhe të huaj, e njohur për qetësinë, aksesin në shërbime dhe afërsinë me detin.
Objekti përbëhet nga dy nivele, me ndarje të qarta dhe hapësira të mirëorganizuara për banim komod. Është i përshtatshëm për banim familjar apo për individë që kërkojnë një ambient të rregullt në një zonë strategjike të qytetit.
Qiraja mujore është 900 euro. Prona pranon kafshë shtëpiake, çka e bën të përshtatshme për personat që dëshirojnë të jetojnë me to.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutemi kontaktoni.