Kompleksi rezidencial "Siar" ndodhet në zonën juglindore të qytetit të Tiranës. Ky vendndodhje në një nga zonat më elitare të qytetit, pranë liqenit të Farkës, ofron kushtet ideale për një stil jetese të shëndetshëm, midis ajrit të pastër dhe gjelbërimit.
Kompleksi përbëhet nga 33 vila dykatëshe dhe hapësira rekreative, të dedikuara për një standard më të lartë jetese. Vilat janë projektuar në një mënyrë të tillë, që t'i përshtaten nevojave të një komuniteti të zgjedhur banorësh.
Avantazhet e Rezidencës janë:
1. Arkitektura - Zgjidhje moderne arkitekturore dhe ndërtimi që ofrojnë rehati, siguri dhe jetëgjatësi.
2. Privatësia - Hyrje individuale për secilën Vilë për të siguruar privatësi, qetësi dhe një mjedis të shëndetshëm familjar.
3. Peizazhi - Pamje relaksuese e zonave të jashtme, falë zgjerimit të terrenit dhe afërsisë me Liqenin e Farkës.
4. Komuniteti - Komunitet i zgjedhur banorësh.
5. Natyra - Zona ofron një oaz me gjelbërim të përhershëm, ajër të pastër, pamje të mrekullueshme të liqenit të Farkës.
6. Lehtësira - Zonë në zhvillim. Afër shkollave, spitaleve, shërbimeve. Pikë referimi për aktivitete në natyrë, sporte, lundrim me vela