Ofrohet për shitje një apartament i tipologjisë 1+1, i pozicionuar në katin e 5-të të një ndërtese të mirëmbajtur, pjesë e kompleksit të njohur Bonita në Golem.
▪ Sipërfaqe e brendshme: 66 m²
▪ Sipërfaqe e përbashkët: 9.57 m²
▪ Sipërfaqe totale: 75.57 m²
Apartamenti përbëhet nga një dhomë ndenjeje me ambient gatimi, një dhomë gjumi, tualet dhe ballkon. Ka një planimetri funksionale, ndriçim të mirë natyral dhe ofron kushte të përshtatshme për banim të përhershëm apo për përdorim si shtëpi pushimi.
Pozicioni brenda kompleksit ofron akses të lehtë në plazh dhe në të gjitha shërbimet kryesore që zona turistike e Golemit ofron, duke e bërë këtë pronë gjithashtu një mundësi të mirë investimi për qëllime afatshkurtra (Airbnb/Booking).