Ofrohet me qira afatgjatë apartament 1+1, i pozicionuar në katin e 4-të të një ndërtese të re dhe të mirëmbajtur në zonën e Plazhit Iliria, një ndër destinacionet më të preferuara për banim dhe pushime.
Apartamenti ka organizim funksional, me ambient ditor të bollshëm të kombinuar me kuzhinën, një dhomë gjumi komode dhe një tualet. Pozicionimi i tij siguron ndriçim natyral dhe qasje të lehtë në plazh, si edhe në të gjitha shërbimet e nevojshme: supermarkete, transport urban, bare dhe restorante.
Çmimi i qirasë është 400€ në muaj. Ky apartament përbën një zgjedhje të përshtatshme për ata që kërkojnë komoditet, afërsi me detin dhe kushte bashkëkohore jetese.