Në shitje apartament i ri dhe shumë komod, i tipologjisë 2+1, i pozicionuar në zonën e kërkuar të Golemit, Durrës. Ndërtesë e re, vetëm 300 metra larg detit – rrugë e drejtë deri në plazh.
Apartamenti është i bollshëm dhe i ndriçuar, me dy dhoma gjumi dhe dy ballkone, ku njëri ofron pamje të hapur nga deti.
Sipërfaqja në certifikatë është 72.6 m², ndërsa sipërfaqja totale arrin në 80.6 m².
Një mundësi ideale për banim familjar ose investim pranë bregdetit.