Jepet me qira apartament 1+1 në zonën e Vollgës, Durrës, me pamje deti.
Apartamenti ndodhet në katin e 3 të një pallati të mirëmbajtur dhe ka një sipërfaqe prej 74 m². Organizohet në ambient ndenjeje me kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon, me pamje të bukur nga deti.
Zona e Vollgës është një nga zonat më të kërkuara të qytetit, shumë pranë shëtitores, detit dhe të gjitha shërbimeve, ideale për banim komod dhe qira afatgjatë.