Apartament komod 2+1 për shitje në zonën e Spitalit, Durrës, me sipërfaqe totale 84 m². Organizuar në mënyrë funksionale, apartamenti disponon kuzhinë të instaluar, ndërsa pjesa tjetër e mobilimit ofron mundësinë të personalizohet sipas dëshirës së blerësit. Banjoja është e pajisur me ajrosje natyrale, duke garantuar komoditet dhe higjienë maksimale.
Ndodhet në katin e parë të ngritur nga toka, duke ofruar akses të lehtë dhe praktik. Prona përfshin gjithashtu një depo të dedikuar dhe vend parkimi, duke e bërë edhe më funksionale për jetesë të përditshme. Zgjedhje ideale për familje ose investim.