Shitet apartament 1+1 i mobiluar, i pozicionuar në vijën e dytë me detin, në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit. Apartamenti ndodhet në katin e dytë të banimit dhe ofron pamje të bukur nga deti.
Organizohet në sallon së bashku me kuzhinën, një dhomë gjumi, një tualet dhe ballkon. Shitet i mobiluar, gati për banim ose investim. Vendndodhja e favorshme, pranë plazhit dhe të gjitha faciliteteve të nevojshme, e bën këtë pronë një zgjedhje ideale si për pushime ashtu edhe për banim gjatë gjithë vitit.