Shitet apartament 2+1 në një pallat të ri, ndërtuar nga një kompani e besueshme, e cila ka krijuar një reputacion të mirë në tregun e Golemit. Siperfaqa: 82.4m2 total, 68.7m2 ne certifikat.
Apartamenti ndodhet në katin e 6-të, me ashensor, dhe disponon një ballkon të madh me dy dalje. Ka orientim të favorshëm dhe ndriçim të bollshëm natyral gjatë gjithë ditës.
Përfundimi i punimeve dhe dorëzimi i objektit janë planifikuar për në fund të vitit 2026.
Pallati ndodhet në një zonë shumë të qetë, larg zhurmës së autostradës dhe trafikut, duke ofruar një ambient të rehatshëm për banim.
Për të organizuar një vizitë ose për më shumë informacion, ju lutemi të na kontaktoni.