Apartament 2+1+2 për shitje në zonën e Spitalit, Durrës, me sipërfaqe totale 104 m². I organizuar në mënyrë funksionale dhe komode, apartamenti ofron hapësira të bollshme dhe ndriçim natyral. Mobilimi lihet në zgjedhjen e blerësit, duke ju dhënë mundësinë ta arredoni sipas stilit dhe preferencave tuaja.
Dy tualetet janë të pajisura me ajrosje natyrale, duke garantuar komoditet dhe higjienë maksimale. Ndodhet në katin e parë të ngritur nga toka, duke ofruar akses të lehtë dhe praktik për çdo moshë.
Në çmim përfshihet gjithashtu një depo dhe 1 post parkimi, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje ideale për banim familjar ose investim afatgjatë.